Ambasada shqiptare: Të plagosurit jashtë rrezikut

523
Ambasada e Shqipërisë në Romë ka thënë sot se shqiptarët e plagosur nga tërmetet në Itali janë jashtë rrezikut për jetën dhe se deri tani nuk raportohet për të plagosur të tjerë në radhët e komunitetit shqiptar që jeton në këto zona. “Ambasada ne Rome informon se gjendja e 5 te plagosurve ne Rome eshte shume e mire, pritet te lene spitalin shume shpejte. E plagosura ne Rieti eshte ne gjendje me te mire dhe se shpejti do te lere spitalin. Ndersa gjendja e te plagosures ne L.Aquila paraqitet me e qendrueshme sot. Nuk ka te dhena per shtetas shqiptar te tjere te plagosur apo qe kane humbur jeten”.
Sigal