Ambasada italiane falenderon Presidentin Meta për pritjen e mjekëve

353
Sigal

Ambasada italiane në Tiranë ka falenderuar Presidentin Ilir Meta për pritjen që i rezervoi mjekëve italinë të ardhur në Shqipëri. Në reagimin e saj, Ambasada shkruan se Covid-19 është një sfidë botërore, për t’u fituar bashkë. ”Faleminderit Presidentit Ilir Meta për pritjen e mrekullueshme që i rezervoi skuadrës së mjekëve e infermierëve italianë të ardhur në Shqipëri. Ajo ndaj Covid është një sfidë botërore për t’u fituar bashkë”.