AMA bën transparencë mbi pronarët e medias audio dhe audiovizve

42
Sigal

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka përmbushur një prej detyrimeve të procesit të integrimit, atë të transparencës së pronësisë së subjekteve audiovizive dhe të aksesueshmërisë së kësaj transparence.
Pas miratimit të rregullores “Për kriteret dhe procedurat e shqyrtimit të ndryshimeve në strukturën e pronësisë dhe transparencën e të dhënave të lidhura me pronësinë e OSHMA-ve”, në prill të këtij viti, mediat audio dhe audiovizive në vend, aktiviteti i të cilave rregullohet nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, kanë patur detyrim të ri për të deklaruar pronarët e tyre përfitues.

I hedhur si një hap i mëtejshëm për rregullimin e tregut mediatik audioviziv, por edhe në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit, kjo Rregullore që u hartua pas transpozimit të Direktivës 2018 në ligjin e institucionit, ka sjellë risi në shumë drejtime; si shqyrtimin nga AMA i ndryshimeve të ndodhura në strukturën pronësore brenda të njëjtit person juridik OSHMA, të cilat nuk passjellin cedimin ose kalimin e të drejtave që burojnë nga licenca ose autorizimi; shqyrtimin e ndryshimeve në strukturën pronësore mes personave juridikë privatë në rastet e hyrjes në marrëdhënie juridike civile të cilat passjellin cedimin ose kalimin e të drejtave që burojnë nga licenca ose autorizimi;
deklarimin e informacionit mbi përbërjen e strukturës së pronësisë së personit juridik OSHMA mbajtës i licencës ose i autorizimit nga AMA, duke përfshirë pronarin përfitues direkt dhe indirekt etj.

NOA

Përtej rregullimit ligjor, transparenca e strukturës së pronësisë së shoqërive/individëve të pajisur me licencë/autorizim nga AMA dhe deklaratën e pronarit përfitues të këtyre subjekteve që ushtrojnë aktivitetet audio dhe audioviziv në Republikën e Shqipërisë, është paraqitur edhe grafikisht në faqen zyrtare të AMA-s, https://ama.gov.al//baza-e-te-dhenave-struktura-pronesore-e-oshma.

Shqipëria ka përmbushur kështu edhe një prej detyrimeve kryesore të procesit të integrimit, që është aksesueshmëria e transparencës së pronësisë së subjekteve audiovizive