“ALUIZNI” tallet, urdhëron qytetarët të verifikojnë 23 VKM, brenda 24 orëve

1647
Përditë dëgjojmë, shikojmë dhe kontaktojmë qëndrime skandaloze e absurde në zyrat shtetërore, madje në disa raste, këto kalojnë deri në shenjë treguesi “çmendurie” të atyre që i manifestojnë dhe në tregues tallje e stresi ekstrem ndaj qytetarëve! E kemi fjalën për rastet, kur shteti ka detyrim programor qeverisës, ose ka bërë premtim, ligj dhe vendim shtetëror zgjidhjen e një problemi social. Dhe.. siç ndodh në çdo pushtet e shtet demagogjik, për të mos e përmbushur detyrimin, shteti zvarrit pa fund zgjidhjen, duke bërë “ping-pong” me lloj-lloj procedurash. E kemi fjalën, për legalizimet e ndërtimeve informale. Jo për faktin, që shteti e kryeministri po bëhet palë me ndërtuesit e paligjshëm dhe po ndan “Lame tapi elektorale” si letrat e “SUDES” pa asnjë fuqi juridike si titull pronësie, por për faktin që mbi 350 mijë qytetarë, po sillen vërdallë me lloj-lloj procedurash, vendimesh, ligjesh, formularësh, udhëzimesh e urdhrash që kundërshtojnë njeri-tjetrin dhe nuk mbyllin, ose anulojnë këtë krim pronësor, mjedisor, social e territori! Po ju njohim me një nga këto raste. Dje erdhi në redaksi qytetari Sh. Dedaj, i cili kërkoi të publikonim një tallje të llojit “Tan Lame”, lidhur me një copë letër, që i kishin dhënë në degën e ALUIZNI-t të qytetit ku jeton. Pasi u lodh e u mashtrua në 8 vitet e ish pushtetit “Berisha”, ka 20 muaj që po vjen vërdallë edhe prej pushtetit “Rilindja” dhe nuk po e legalizon dot banesën që ka ndërtuar. Dje, qytetari Sh. Dedaj, kishte shkuar për të 75-ën herë në zyrën e ALUIZNI-t, për të pyetur në lidhje me marrjen e tapisë së banesës. Pasi i kishte mbajtur qytetarit Sh. Dedaj një leksion prej “UFO”-je, punonjësja e zyrës së ALUIZNI-t i kishte dhënë një listë me 23 vendime qeverie (VKM), të cilët qytetari duhej t’i gjente, t’i studionte e të verifikonte, nëse në ndonjë nga këto vendime, kishte ndryshime të dhënash, të objektit të ndërtuar prej tij, referuar zonave kadastrale hipotekore ku ai ka ndërtuar dhe specifikimeve konvencionale (kodike) që jepen në këto VKM. Sipas “rregullit” të ri, të shpikur prej ALUIZNI-t, qytetari duhej të merrej me zbërthimin e këtyre ligjeve dhe brenda 24 orëve nga dita që ishte njoftuar, duhej të paraqitej në zyrën e ALUIZNI-t, për të paraqitur përgjigjen me të dhënat e nxjerra prej VKM-ve, lidhur me ndryshimet ose mos ndryshimet për pronën e tij. Ndryshe, sipas njoftimit zyrtar të ALUIZNI-t, atij i humbet e drejta për t’u pajisur me “tapi” dhe objekti i çohet për shkatërrim “ruspës” së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ose siç njihet në popull: INUK! Shtangëm kur u njohëm me procedurën e re, të shpikur prej “ALUIZNI-t, të mbushur me 23 VKM që duhet të gjej e të “studiojë” qytetari, lidhur me saktësinë e të dhënave të pronës së tij, sipas të dhënave që janë shënuar në “letrat” e ALUIZNI-t 
————————————————— 
Flet juristi Dritan Hoti: “Më duhen 5 ditë kohë, për të verifikuar 23 VKM…”
Sipas ALUIZNI-it, qytetarit Sh. Dedaj dhe krejt qytetarëve që kanë lidhje me legalizimet, i janë lënë 24 orë kohë në dispozicion, për të verifikuar 23 vendimet e qeverisë, nëse kanë pasaktësi e ndryshime në të dhënat e pronës së futur në proces legalizimi. Dje, iu drejtuam juristit dhe avokatit Dritan Hoti, duke i kërkuar ndihmë si qytetar, për të bërë verifikimin e 23 vendimeve që kishte futur në listë “studimi” ALUIZNI, duke i dhënë të dhënat e një objekti, të futur në proces legalizimi. Pasi u njoh me listën e VKM-ve që do të verifikonte dhe me afatin prej 24 orë që kishte lënë si detyrim procedural ALUIZNI, juristi Hoti, tha: “Për 24 orë, nuk mund ta realizoj këtë volum pune, mbasi minimalisht më duhen 4 ditë punë normale për të kryer këtë verifikim…”. Mirëpo ALUIZNI, për qytetarët e thjeshtë ka lënë si afat vetëm 24 orë kohë! 
——————————————
Ja “ sqarimi” që i bëri qytetarit, punonjësja e ALUIZNI-t
“Në kondicionim të rivitalizimit të së drejtës së pronës informale, që buron prej një sjelljeje jokopetente individuale me ndërhyrje ekstravagante me pasoja sociale e oshilacioniste mbi territorin, po ju njoftojmë se adekuativisht, duhet të menaxhoni trajtesën e derisotme të ansamblit enterceptivist ligjor permanentivisht në fuqi aktive, për të na informuar mbi saktësinë e identitetit tuaj individual dhe identitetit komunitar familjar, për vendndodhjen gjeografike, sipërfaqen, truallin suprem të sipërfaqes së ndërtuar dhe funksionet e objektit që keni ndërtuar”.
—————————————————————-
Ja 24 VKM për (mos)legalizimet, të ndryshuara 132 herë, por të pa zbatuara asnjëherë
1. VKM nr. 473, datë 30.05.2013 (ndryshuar 7 herë)
2. VKM nr.1481, datë 12.11.2008 (ndryshuar 5 herë)
3. VKM nr. 1657, datë 24.12.2008 (ndryshuar 3 herë)
4. VKM nr. 100, datë 27.01.2009 (ndryshuar 4 herë)
5. VKM nr. 286, datë 18.03.2009 (ndryshuar 6 herë)
6. VKM Nr. 450, datë 06.05.2009 (ndryshuar 4 herë)
7. VKM nr. 611, datë 11.06.2009 (ndryshuar 3 herë)
8. VKM nr. 677, datë 18.06.2009 (ndryshuar 5 herë)
9. VKM nr. 706, datë 23.06.2009 (ndryshuar 6 herë)
10. VKM nr. 805, datë 22.07.2009 (ndryshuar 8 herë)
11. VKM nr. 1038, datë 14.10.2009 (ndryshuar 4 herë)
12. VKM nr. 1134, datë 18.11.2009 (ndryshuar 8 herë)
13. VKM nr. 1283, datë 23.12.2009 (ndryshuar 5 herë)
14. VKM nr. 125, datë 17.02.2010 (ndryshuar 4 herë)
15. VKM nr. 247, datë 13.04.2010 (ndryshuar 6 herë)
16. VKM nr. 404, datë 26.05.2010 (ndryshuar 6 herë)
17. VKM nr. 549, datë 07.07.2010 (ndryshuar 5 herë)
18. VKM nr. 646, datë 28.07.2010 (ndryshuar 5 herë)
19. VKM nr. 118, datë 17.02.2011 (ndryshuar 4 herë)
20. VKM nr. 359, datë 04.05.2011 (ndryshuar 5 herë)
21. VKM nr. 822, datë 23.11.2011 (ndryshuar 6 herë)
22. VKM nr. 513, datë 01.08.2012 (ndryshuar 9 herë)
23. VKM nr. 900, datë 12.12.2012 (ndryshuar 7 herë)
24. VKM nr. 61, datë 23.01.2013 (ndryshuar 7 herë)
——————————————————————————–
Ja “rebusi”, që ALUIZNI u ka lënë si detyrë qytetarëve
Njoftim për procedurë lehtësimi praktikash legalizimi
I nderuar qytetar, zoti______________________, qyteti/rrethi____________, lidhur me aplikimin tuaj për legalizimin e banesës, në kuadrin e reformimit, rishikimit dhe saktësimit të sipërfaqeve objekt ndërtim dhe truall të deklaruar, numrit të kateve, vendndodhjes së zonës kadastrale ku keni ndërtuar pa leje dhe identitetit të aplikuesit, nisur prej disa ndryshimeve ligjore të bëra për efekt të eleminimit të pasaktësive dhe për specifikimet kadastrale të objekteve të deklaruara, për të qenë sa më të saktë në marrjen e vendimit për pajisjen tuaj me tapi, me urdhër të posaçëm të drejtorit të përgjithshëm të ALUIZN Dr. Artan Lame, ju lutemi referojuni VKM së mëposhtme dhe brenda 24 orësh nga data e marrjes së njoftimit …./…./…. 2015, si afat i fundit nga marrja e këtij njoftimi, të paraqiteni për të aplikuar, ndryshe përjashtoheni nga e drejta e aplikimit dhe e përfitimit të pronës dhe kalimin e saj në kompetencë të IKMT për prishje. Lutemi, verifikoni të dhënat sipas VKM sa vijon
Verifikoni të dhënat e pronës tuaj në këto VKM
1. Në vendimin Nr. 1481, datë 12.11.2008, ndryshohen të dhënat për 14 parcela ndërtimore, sipas lidhjes A.
2. Në vendimin Nr. 1657, datë 24.12.2008, ndryshohen të dhënat për 25 parcela ndërtimore, sipas lidhjes B.
3. Në vendimin Nr. 100, datë 27.1.2009, ndryshohen të dhënat për 25 parcela ndërtimore, sipas lidhjes C.
4. Në vendimin Nr. 286, datë 18.3.2009, ndryshohen të dhënat për 10 parcela ndërtimore, sipas lidhjes D.
5. Në vendimin Nr. 450, datë 6.5.2009, ndryshohen të dhënat për 17 parcela ndërtimore, sipas lidhjes E.
6. Në vendimin Nr. 611, datë 11.6.2009, ndryshohen të dhënat për 23 parcela ndërtimore, sipas lidhjes F.
7. Në vendimin Nr. 677, datë 18.6.2009, ndryshohen të dhënat për 23 parcela ndërtimore, sipas lidhjes G.
8. Në vendimin Nr. 706, datë 23.6.2009, ndryshohen të dhënat për 9 parcela ndërtimore, sipas lidhjes H.
9. Në vendimin Nr. 805, datë 22.7.2009, ndryshohen të dhënat për 8 parcela ndërtimore, sipas lidhjes I.
10. Në vendimin Nr. 1038, datë 14.10.2009, ndryshohen të dhënat për 8 parcela ndërtimore, sipas lidhjes J.
11. Në vendimin Nr. 1134, datë 18.11.2009, ndryshohen të dhënat për 4 parcela ndërtimore, sipas lidhjes K.
12. Në vendimin Nr. 1283, datë 23.12.2009, ndryshohen të dhënat për 13 parcela ndërtimore, sipas lidhjes L.
13. Në vendimin Nr. 125, datë 17.2.2010, ndryshohen të dhënat për 2 parcela ndërtimore, sipas lidhjes M.
14. Në vendimin Nr. 247, datë 13.4.2010, ndryshohen të dhënat për 2 parcela ndërtimore, sipas lidhjes N.
15. Në vendimin Nr. 404, datë 26.5.2010, ndryshohen të dhënat për 3 parcela ndërtimore, sipas lidhjes O.
16. Në vendimin Nr. 549, datë 7.7.2010, ndryshohen të dhënat për 19 parcela ndërtimore, sipas lidhjes P.
17. Në vendimin Nr. 646, datë 28.7.2010, ndryshohen të dhënat për 10 parcela ndërtimore, sipas lidhjes Q.
18. Në vendimin Nr. 118, datë 17.2.2011, ndryshohen të dhënat për 1 parcelë ndërtimore, sipas lidhjes R.
19. Në vendimin Nr. 359, datë 4.5.2011, ndryshohen të dhënat për 6 parcela ndërtimore, sipas lidhjes S.
20. Në vendimin Nr. 822, datë 23.11.2011, ndryshohen të dhënat për 2 parcela ndërtimore, sipas lidhjes T.
21. Në vendimin Nr. 513, datë 1.8.2012, ndryshohen të dhënat për 9 parcela ndërtimore, sipas lidhjes U.
22. Në vendimin Nr. 900, datë 12.12.2012, ndryshohen të dhënat për 5 parcela ndërtimore, sipas lidhjes V.
23. Në vendimin Nr. 61, datë 23.1.2013, ndryshohen të dhënat për 1 parcelë ndërtimore, sipas lidhjes Y.
Sigal