Aleksandër MIHALI*/ Juristët tuaj nuk pranojnë trajtimin e ushtarakëve shqiptarë si çdo ushtarak në NATO

532
Sigal

Gazeta Telegraf/




“NGREHINA
ANTILIGJORE E LIGËSISË“ KUNDËR TË DREJTAVE TË USHTARAKËVE E NGRITUR NGA SALI
BERISHA DUHET SHEMBUR PATJETËR, VETËM NGA JU!”

   
T`ju llogariten ish-ushtarakëve dëmi moral, kamatë vonesat, interesat bankare
 dhe indeksimet

              

             
                                            LETER
E HAPUR

 

Drejtuar: 
    Kryeministrit të Shqipërisë, Zotit Edi Rama!

 
                 Ministrit
të Mbrojtjes, Zonjës Mimi Kodheli!

                  
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Zotit Blendi Klosi !

  
Të nderuar Zotërinj! Pensioni i Parakohshëm i Ushtarakëve i sanksionuar në
Statusin e Ushtarakut është shkelur dhe përdhosur  nën Thundrën e
sharlatizmit politik hakmarrës.

  

Padrejtësia
ndaj të drejtave morale e social-ekonomike të Ushtarakëve në Pension të
Parakohshëm dhe Pleqërie nuk ka përfunduar akoma, ajo vazhdon edhe pas 3,5
viteve të ardhjes tuaj në Pushtet (edhe pse me votat e Ushtarakëve) të
diskriminojë, denigrojë, injorojnë e poshtërojë ushtarakët si në kohën e maxhorancës
Blu,sepse  përsëri edhe ju po i shpërfillni e poshtëroni njëlloj, për të
mos thënë edhe më keq, se Sali Berisha, i cili ndërtojë“Ngrehinën e Ligësisë
Antiligjore e Antishqiptare“kundër ushtarakëve.

Zotërinj!
Ju në vend  të miratimit të ligjit Nr. 46 dt. 28.4.2016, që zgjidh vetëm
një problem të shkeljes  së  të Drejtave të Ushtarakëve, atë të
 kthimit të parave të mbajtura nga pensionet e parakohshme dhe Pleqërisë
 nga Anti ligji Akti Normativ Nr. 5i 11/11/2010, duhet të kishit hartuar e
miratuar një “Paketë  të Plotë Ligjore“ pjesë  e të cilit të ishte
edhe ligji Nr. 46. Paketë e cila të përfshinte gjithë shkeljet ligjore dhe të
rrëzonte njëherë e mirë tërë “Ngrehinën e Ligësisë“26 vjeçare të Sali
Berishës. Sepse Ligji Nr. 46 vetëm me 6 nene, nuk  shfuqizon asnjë
antiligj tjetër të “Ngrehinës së Ligësisë Antiligjore “, por e mban në këmbë
atë, duke vazhduar të mohojë të Drejtat  Ushtarakëve edhe pas 26 vjetëve.
Ligji Nr. 46  për hir të së vërtetës  nuk është as mish as peshk,pasi
ai nuk nxjerrë para drejtësisë shkelësit dhe aplikuesit e ligjit dhe nuk ju
njeh Ushtarakëve as dëmin moral, as kamat vonesat, as interesat bankare, as
indeksimin, pra nuk i jep fund  padrejtësisë ndaj ushtarakëve, të ngritur
këto 26 vjet. Prandaj në vend të miratimit të këtij “Ligji të Thatë“, ju
duhet të kishit miratuar një “Paketë të Plotë ligjore“ për të rrëzuar njëherë
e mirë  tërë Ngrehinën Antiligjore të Padrejtësisë. Pra, ju me këtë ligj,
nuk e keni lëkundur aspak, por vetëm sa i keni hequr suvanë,“Ngrehinës
Antiligjore“ kundër të drejtave morale e social- ekonomike të
 ushtarakëve.

 

Kjo
“Ngrehinë e Ligësisë“

    
Kjo“ Ngrehinë e Ligësisë“ 26 vjeçare e Pseudodemokracisë është ngritur vetëm
për tu hakmarrë ndaj Ushtarakëve nga individët Antiligjorë  e
Anti-ushtarakë të Partisë Demokratike. Ngrehinë e cila ka sjellë dhe po i
sjellë akoma edhe sot, falë edhe neglizhencës tuaj, një dëm të jashtëzakonshëm
moral e social-ekonomik të gjithë Ushtarakëve pa përjashtim,Aktiv  në
Pension të Parakohshëm apo Pleqërie.

   
Kjo situatë poshtëruese  që vazhdon akoma edhe sot,(me dashje apo pa
dashje prej jush)  vjen edhe prej  mos seriozitetit, indiferencës,
mosvlerësimit dhe nënvleftësimit nga ju dhe maxhoranca tuaj, pasi edhe pse keni
3.5 vite në Pushtet, po e mbani akoma në këmbë “Ngrehinën e ligësisë”, në vend
që ta kishit shembur që në vitin e parë të ardhjes tuaj në pushtet, ashtu siç e
premtuat gjatë fushatës së zgjedhjeve në vitin 2013, që do t’i kthenit të
drejtat e mohuara prej 25 vjetësh ushtarakëve. Nga ky qëndrim i juaji“Ngrehina
Antiligjore“vazhdon të qelb, kalbëzojë dhe shkatërrojë gjithë piramidën e ligjshmërisë
së Shtetit shqiptar, (Kushtetutën, Statusin, Gjykatën Kushtetuese dhe vetë
Shtetin ligjor), për të cilin ashtu si “Blutë” 
edhe Ju, trallisni 24 orë, se gjoja po përpiqeni shumë ta ndërtoni, por
që edhe pas 26 vjetëve, nuk po doni ta ndërtoni. Pra nga ky qëndrim i juaji as
mish as peshk, kjo “Ngrehinë e Ligësisë” po dëmton jo vetëm Piramidën e
Ligjshmërisë, por edhe vetë  Forcat e Armatosura, të cilat vazhdojnë të
operojnë me antiligje e jo në bazë të Kushtetutës dhe Statusit si rrjedhojë e
Kushtetutës, pra detyrohen nga antiligji të zbatojnë vetëm Detyra pa pasur të
Drejta. Gjë që nuk ka ndodhur as në diktaturë dhe  sot në asnjë shtet Botë
dhe NATO  ,por  që për çudi, ju “Rozët” dhe  “Blutë” po i
trajtoni akoma sipas  mentalitetit të  ligësisë krahinore të Sali
Berishës. Ky qëndrim është një Poshtërim dhe Ligësi e cila kultivohet vetëm nga
disa Individë, politikanë dhe pushtetar jo atdhetarë, por nga antishqiptarë, që
e kanë fiksim të poshtërojë dhe hakmerren ndaj Ushtarakëve. Ju e dini mirë që
 kjo“ Ngrehinë e Ligësisë“ u ngrit nga Shtrigani Antiligjor, i cili
strehoi aty gjithë të ligët, këlyshët më të betuar antiligjor, anti-ushtarak e
Antishqiptar, që sot i kini edhe ju nëpër të gjithë zyrat tuaja që po ju
injorojnë, tallin, turpërojnë e shkatërrojnë  nën rrogoz çdo ditë e më
shumë, tamam si ata krimbat që gërryejnë pemën deri sa ta rrëzojnë atë. Atëherë,
Lind pyetja, përse  po e lini akoma në fuqi, “Ngrehinën e Ligësisë” edhe
duke qenë në pushtet? Qenia e saj po ju njollos, qelb, turpëron e sfidon çdo
ditë e më shumë, duke ju bërë  të pabesueshëm tek Ushtarakët. Lënia në
fuqi dhe mos shembja e sa, ju bënë me faj ju, njëlloj, por edhe më shumë se
Saliu. Atëherë, pse nuk po e shembni “Ngrehinën e Shtriganit”? ! Ka ndonjë
qëllim dhe ujdi politike midis jush kundër ne ushtarakëve, Apo është
shpërfillje e qëllimshme alla-shqiptarçe për profesionin e nderuar të
ushtarakut? Këto më mirë  i dini ju, se çfarë keni me ne ushtarakët, që
prej 26 vjetësh që nuk po doni t’i aplikoni të drejtat e t’i respektoni, por
vetëm po i poshtëroni!!

Ky qëndrim i juaji…

 Ky
qëndrim i juaji i deritanishëm na ka krijuar  përshtypjen ne Ushtarakëve ,se
edhe ju mund të jeni  dakord me Platformën e “Ngrehinës së Ligësisë”, të
ngritur dhe miratuar nga Sali Antiligjor-ushtaraku  dhe shpura e tij. Si
përfundim del, se ligji Nr. 46, jo vetëm që doli me shumë vonesë por edhe se
 përmbajtja e këtij ligji vetëm me 6 nene, të krijon mendimin se
 është bërë qëllimisht sa për të kaluar radhën, pasi ai jo vetëm nuk e
zgjidhi problematikën e të drejtave të ushtarakëve, por edhe se i la Forcat e
Armatosura të  vazhdojnë të operojnë në paligjshmëri, pa Status dhe jashtë
Kritereve dhe Standardeve të NATO-s , pra si asnjë vend tjetër në botë. Pasi
siç e thamë dhe  më lart ky Ligj nuk është as mish, as peshk, sepse
 nuk është  një ligji,i  plotë  profesional i cili të 
përfshinte  gjithë problematikën 26 vjeçare të shkeljes së të Drejtave të
Ushtarakëve, dhe të shfuqizonte gjithë “Ngrehinën Antiligjore-ushtarake të
Ligësisë“të Saliut, pra  lë  në fuqi  përgjithmonë shkeljen e
të Drejtave të Ushtarakëve. Miratimi i Ligjit Nr. 46,  të lë përshtypjen
se ai është  miratuar nga ju qëllimisht, sa për t’i hedhur hi në  sy
 Ushtarakëve, pra doni përsëri të kaloni lumin dhe t’ia  dh….
ushtarakëve  përsëri kalin, thjesht për interesat tuaja elektorale të afërta
dhe aspak me predispozicion për t’i kthyer me të vërtetë, të drejtat e shkelura
 Ushtarakëve apo për t’i mbyllur rrugën  njëherë e mirë ngritjes së
të tilla ngrehinave antiligjore kundër ushtarakëve në të ardhmen. Siç e dimë
“Ngrehina Antiligjore“ e Saliut, u ngrit në mes të ditës dhe para syve tuaj
për 26 vjet duke dalë mbi ligjin mbi konventat ndërkombëtare për të drejtat e
njeriut dhe ushtarakëve,pra në kundërshtim me ligjshmërinë e vendit dhe atë
 ndërkombëtare për ushtarakët,duke shfuqizuar mandat pas mandati të gjithë
nenet kapitale e më të rëndësishme të të drejtave socialekonomike të Statusit
të Ushtarakut e duke i lënë ushtarakët pa asnjë të drejtë, krejt ndryshe nga
çdo ushtarak dhe  kolegë i tyre në NATO dhe botë. Shpërfillje kjo e njohur
e unit krahinor, jo vetëm për ushtarakët, por edhe për gjithë piramidën ligjore
,Kushtetutën,Statusin dhe vendimet  e gjykatës Kushtetuese për Ushtarakët.
Pra rruga e ndjekur nga ju që latë në këmbë akoma ngrehinën
antiligjore-ushtarake dhe miratuat vetëm një  ligj (Nr. 46) me 6 nene i
cili nuk  nxjerr në shesh shkeljet e vërteta antiligjore të Aktit Normativ
Nr. 5, por që  çuditërisht e latë akoma në fuqi  Ju!!!,Pse ky qëndrim
i juaji për të drejtat tona?Ju besoj se e kuptoni  se  si rezultat i
qëndrimit tuaj, sot dhe nesër do Ekzistojnë e  Operojnë në Piramidën
Ligjore dy ligje për të njëjtin problem,të cilët anulojnë dhe kundërshtojnë
njëri tjetrin,pra edhe antiligjit (Akti Normativ Nr.5) që ja u shkel të drejtën
dhe ligji (Nr. 46) që ja u njeh të drejtën financiare Ushtarakëve. Pra 
janë të dy në fuqi. Kujt i leverdis ky “karambol Antiligjor“, që s`është as mish
as peshk? Juve, bluve Antiligjor apo anti-ushtarakëve, të cilët me ardhjen
 në pushtet të kenë mundësinë ta shfuqizojnë përsëri ligjin Nr. 46 dhe të
fuqizojnë Aktin Normativ Nr. 5?  Ky qëndrimi i deri tanishëm na krijon
përshtypjen se Ju dhe Blutë jeni në një mendje  kundër  të drejtave
të ushtarakëve!!  A është e vërtetë vallë? Pse po ndodh kjo mund, për
paaftësi apo për marrëveshje me forcën Blu kundër të drejtave të ushtarakëve ?!

 

Nuk besojmë që karamboli
“Antiligjor“

 
Nuk besojmë që karamboli “Antiligjor“të jetë ndonjë  lapsus pa dashje
 apo paaftësi e juristëve tuaj, por besojmë  që  jeni
 indiferent për këtë çështje kaq madhore për ushtarakët. Gjithashtu,
mendojmë që ligjin Nr. 46, ose ua ka kaluar për shalësh shpura e Saliut, (që i
keni me bollëk  në çdo zyrë ku hartohen ligjet, sidomos në Institutin e
Sigurimeve Shoqërore etj.) gjë që ka të bëjë me një të keqe të vogël thjesht me
vigjilencën tuaj, e cila mund të rregullohet kollaj. Ose e kanë hartuar
juristët tuaj, të porositur nga ju vetë, ose nga persona anti-ushtarak që
ndodhen edhe në radhët tuaja, (të cilët kanë urrejtje patetike  të tillë
që nuk  pranojnë trajtimin e ushtarakëve shqiptarë si çdo ushtarak në NATO
e në Botë), që  duan ti mashtrojnë edhe njëherë  për interesat
 parazgjedhore, siç i kini mashtruar gjatë gjithë këtyre 26 vjetëve, duke
i premtuar në prag të zgjedhjeve dhënien e të drejtave,  por që kur në
këto 26 vjet nuk ja u dhatë asnjëherë  së bashkë me Saliun.  Pra nga
qëndrimi juaj i deri tanishëm, nuk dimë ç’far do bëni nesër. Nga ky qëndrim i
juaji të krijohet përshtypja se ju jeni dakord me  platformën antiligjore
të Saliut kundër të drejtave  të Ushtarakëve. Kjo situatë e krijuar për të
drejtat e ushtarakëve në pension të parakohshëm e pleqërisë e në veçanti për
trajtimin financiar të tyre duhet të marri fund sa më parë duke zbatuar
tërësisht  statusin e vitit 2004, nen për nen  pa asnjë mëdyshje,
ashtu siç dhe keni premtuar gjatë fushatës së zgjedhjeve të 2013. Pra, ju duhet
të  miratoni “Paketën  e  plotë Ligjore“ sa më parë, pjesë e
së cilës duhet të jenë edhe këto Nene

                                                                        
NENI -1

Të anulohen dhe shfuqizohen të
gjithë ligjet dhe nenet që nga viti 1992 deri 2016 që bien ndesh me nenet e
Statusit të Ushtarakut  të vitit 1991  dhe të vitit 2004, të cilët
kanë përkeqësuar standardet e sanksionuara në këtë Status si: Ligji 808713/3/1996
;Ligji Nr. 8521i 30.7.1999; Neni 4 i ligjit 9418 i 20.5.2005; Neni 2i ligjit
9481 i 16.2.2006; Neni 2 dhe 14i ligjit 10142 15.5.2009 dhe Akti Normativ Nr.5
i kthyer në ligj 10367, më 23.12.2010.                                             
                         

                                                                        NENI-2 
                                                                     

   
Të mos miratohet asnjë  ligj  për Ushtarakët që nuk  përmirëson
më tej  standardet e sanksionuara në Statusin e Ushtarakut. Ata  të
Miratohen vetëm me shumicë të cilësuar, pra me 3/5e votave (me  85 vota)
dhe në asnjë rast me shumicë të thjeshtë 50+1pra me ( me 71 vota) siç është
vepruar në shkelje të ligjit  deri më sot.

                                             
                          NENI-3

   
T`ju jepen të gjitha parat e pensioneve të parakohshme të ndalura e të mbajtura
në shkelje të plotë të ligjit dhe Statusit të Ushtarakut, të cilat u janë
ndaluar ushtarakëve nga viti 1995 deri1999 me vendimin e Qeverisë Meksi në
kundërshtim edhe  me Kushtetutën, si dhe parat e mbajtura nga viti 1999
deri në 2015, për të cilat 3500, ushtarakë kanë fituar dhe fitojnë të drejtën
edhe në të tre shkallët e gjyqësorit,gjatë këtyre 26 viteve. 

                                                                        
NENI-4

   
T`ju llogariten e t’ ju jepen gjithë ushtarakëve që u janë mbajtur parat e
pensioneve të parakohshëm në shkelje të ligjit si: Dëmi moral, kamat vonesat,
interesat bankare  dhe indeksimet të cilat rrjedhin në bazë të ligjit kur
parat janë mbajtur e përdorur me anë të forcës së institucioneve të shtetit pa
dëshirën e Ushtarakëve. Pra vetëm duke miratuar këto nene, ju mund t`ua,
ktheni  të drejtat  ushtarakëve sipas  Kushtetutës dhe Statusit
dhe të mbani  fjalën dhe premtimet e bëra në fushatën e zgjedhjeve të Qershorit
2013 për Ushtarakët. Kështu shembet “Ngrehina e Shtriganit“dhe platforma
antiligjore, anti-ushtarake e poshtërimit, diskriminimit, denigrimit dhe
shpërfilljes të kontributit të tyre të dhënë për mbrojtjen e popullit dhe
 sovranitetin e Atdheut të tyre. Kjo shembje vë në vend si drejtësinë e
mohuar të ushtarakëve dhe pastron nga antiligji Piramidën ligjore, por
 influencon edhe në  ndërtimin e shtetit ligjor serioz dhe jo të një
shteti Anadollak e Karagjoz, siç është   bërë këto 26 vjet. Prandaj
që të vihet në vend drejtësia, nderi, personaliteti dhe Figura e Ushtarakut
e  që të marrë fund njëherë e përgjithmonë padrejtësia ndaj ushtarakëve
 duhet medoemos  që“Ngrehina Antiligj-ushtarake“e Shtriganit të
rrafshohet plotësisht, nëpërmjet“ Paketës Ligjore“,duke mbyllur kështu
përgjithmonë edhe çdo shteg për ringritjen e saj në të ardhmen nga individë
Antishqiptarë, Anti-ushtarak e hakmarrës që militojnë padrejtësisht në Grupime
të ndryshme Politike dhe institucione Shtetërore. Si rezultat i“Ngrehinës së
Ligësisë“Politike,Ushtarakët në Pension të Përkohshëm padrejtësisht  e në
kundërshtim me Statusin e Ushtarakut,dhe ligjit, por sipas Urdhrit Partiak marrin
sot një pension 12200 deri 14200 lek në muaj,njëlloj si çdo  qytetar që
nuk ka punuar fare,e që trajtohet me përkrahje sociale, apo si një punëtor e
fshatar që ka kryer një punë të zakonshme, kur Ushtarakët  kanë punuar
gjithë jetën,duke konsumuar rininë dhe tërë jetën  e tyre larg
 familjeve, larg qendrave të banuara duke qenë në shumicën e kohës 24 orë
në gatishmëri pranë reparteve ushtruake në male,kufij,dete dhe ndërtimin dhe
fortifikimin e gjithë vendit. Ky trajtim është aq sa absurd aq edhe skandaloz dhe
më Uniku në të gjithë botën, ku ushtarakët janë qytetarët më të trajtuar më të
nderuar e më të respektuar  nga  çdo shoqërie e shtet.

.

            
                      
 

                
KRYETARI I SHOQATËS SË USHTARAKËVE XHENJERË TË SHQIPËRISË

 

              
                             ALEKSANDER 
MIHALI