Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit proteston në Lezhë, Adriana Tolka: Të rezistojmë deri sa teatri të kthehet aty ku ishte

293
Sigal

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi sot protestën e radhës në Lezhë, për të kërkuar mbështetjen e banorëve për të protestuar e rezistuar deri sa Teatri Kombëtar të rindërtohet ashtu sic ishte dhe aty ku ishte.

Gjatë fjalës së saj, aktorja Adriana Tolka tha se me shembjen e asaj godine “nuk u shemb thjesht një ndërtesë, por sikur u gërrye gjithë kombi shqiptar. Duket se ne nuk kemi zënë mend nga gabimet e së shkuareës, Nëse asnjë kriminel qoftë në ato 45 vite e qoftë edhe tani nuk është dënuar jeta jonë nuk do ndryshojë”.

Aktorja tha ndër të tjera se ajo nuk do të jetojë më si skllave.

“E kanë ndotur Shqipërinë me këto ndërtimet që po bëjnë, po rrafshojnë cdo gjë, duan të na shkombtarizojnë. Dje një preudo shqiptar, një pseudo historian ka thënë që Skëndërbeu ishte sllav. Duan të na c’nderojnë, të na marrin edhe individualitenin tonë, për të na thënë ju nuk keni vlerë. Unë nuk dua të jetoj si skllave, do jemi këtu deri sa të dënohen kriminelët e 17 Majit, derisa aty të rindërtohet tetari i ri, ashtu sic ishte”.