Albin Kurti nesër në Tiranë, zbulohet axhenda

148

Albin Kurti do të vizitojë për herë të parë Tiranën si kryeministër i Kosovës. Herën e fundit që ishte në Tiranë Kurti festonte fitoren e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 por nuk ishte dekretuar ende zyrtarisht si kryeministër.

Mediat kosovare raportojnë se kryeministri i Kosovës e fillon turin e vizitave të jashtme me Shqipërinë, ku ka planifikuar takime me Edi Ramën, Gramoz Ruçin, Ilir Metën, Erion Veliajn dhe Lulzim Bashën.

Madje me homologun shqiptar Edi Ramën do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në kryeministri. Qëndrimi i tij do të zgjasë deri në mesditë.

Nisja drejt Morinës për kthimin në Kosovë është parashikuar në 12.40.