Alba Kepi: Ditën menaxher marketingu spitalesh e në mbrëmje analist televiziv i varfërisë shqiptare nën hije interesash

542
Sigal

 

Sot është gjithçka e qartë pse nga mëngjesi në darkë me një interval kohe që nuk respekton asnjë të drejtë të konsumatorit, e që shkatërron çdo rregull produksioni televiziv, ekranet shqiptare janë pushtuar nga reklama ilaçesh, spitalesh, laboratoresh, që influencojnë‰ tmerrin psikologjik tek teleshikuesi.

NOA

Gazetarë që paguhen me qindarka e analistë që paguhen me miliona në disa lista bordero pagash.

Gazetarë që nga më‰ngjesi në darkë janë rrugësh në kërkim të lajmit, eskluzivitetit, investigimit, zbardhjes së skandaleve, e talljes therëse deri në heqje dorë nga loja e pisët e politikës.

E analistë që luajnë nëpër studio televizive interesa marketingu kompanish private e kulla Babeli për tarafe politikanësh e oligarkësh.

Nuk është traumë‰, por dramë shumë aktesh e mizerjes së mosvlerë‰simit të profesionistit në sistemin shqiptar të punës!

Po është e paligjshme publikimi i një data base me të dhënat e mijëra punonjësve, por është po aq e ligjshme që‰ çdo kompani, biznes i madh o i vogë‰l, institucion privat e publik të ketë faqen e transparencës ku personat në nivel drejtues e pë‰rgjegjës kanë të publikuar pasurinë e pagë‰n e tyre. Është kundër çdo deontologjie profesionale që gazetari analist të jetë shef marketingu e aq me tepër i një institucioni që kujdeset për shendetin publik.

E nuk është se po tentohet një revolucion social për shkak të‰ dallueshmërisë, (siç po kërkojnë ta devijojnë a justifikojnë pagën e tyre), por një e vë‰rtetë e rradhës e mbajtur fshehur prej kohësh e që ky skandal e bë‰ri të dallueshëm mes të tjerëve.

Ndoshta “lepuri mund të fle diku tjetër”, o ndoshta është veç një tjetër rrumpallë e rradhës për të hequr vemendjen nga rrumpallat më të rrezikshme e lenë të qetë e nën hije interesa politike e ekonomike.

Një tjetër faqe e kalbësirë‰s ku po zhytemi u zbardh!

Gazetarët që grisin kë‰pucët rrugë‰ve e paguhen me qindarka sot janë po në kërkim të lajmit, ndë‰rsa analistët e borderove kanë nisur ditën në qendrat estetike e botike, në kërkim të look-ut për shoë-in e rradhës. *Ato shamitë tek xhepi i xhaketës me të cilat jeni uniformizuar zë‰vendë‰sojini me euro “të dallueshme”.