Alarmi për bombë në SPAK, reagon policia e Tiranës: Ishte njoftim i rremë!

100
Sigal

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me njoftimin që kishte marrë nga një telefonatë anonime për një bombë në godinën ku ndodhen SPAK dhe GJKKO në rrugën “Jordan Misja”.

Shërbimet e Policisë “kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë”.

Policia thotë se po punon për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën “Jordan Misja”.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë.

Po punohet për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.