Alarmi i variantit indian / Britania e Madhe shtyn deri në fund të korrikut masat kufizuese anti-Covid

194
Sigal

Britania e Madhe do të mbajë në fuqi edhe për një muaj tjetër masat kufizuese anti-Covid, në mes të alarmeve të lëshuara për shkak të përhapjes së variantit indian të tij, emërtuar së fundmi nga OBSH si varianti Delta.

BBC thotë se Kryeministri Boris Johnson pritet të njoftojë se masat kufizuese do të qëndrojnë në fuqi përtej datës 21 qershor, kur u përfundon afati.

“Shumica e rregullave të koronavirusit do të qëndrojnë në fuqi për katër javë të tjera, i thanë burime qeveritare BBC. Kjo mund të nënkuptojë se funksionimi me kapacitete të reduktuara për sportet, pub-et dhe kinematë do të mbesin dhe klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura”, thotë BBC.

Vonesa është krijuar për të lejuar që më shumë njerëz të vaksinohen dhe të kenë doza të dyta në mes të rasteve në rritje të variantit Delta.

Bizneset kanë frikë nga humbjet e mëtejshme, ndërsa tregtia është ajo që po e vuan më shumë këtë situatë.

Dhimbja e kokës, dhimbja e fytit, sekrecione nga hundët janë tani simptomat më të zakonshme të raportuara të lidhura me infeksionin Covid në Britani.