Një raport alarmant është publikuar në media, ku të paktën 11 fëmijë shqiptarë janë abuzuar apo ngacmuar seksualisht nga janari i këtij viti.
Sinjalizimi është bërë prej tyre në Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë, duke vënë në alarm edhe punonjësit socialë, që flasin për dyfishim të numrit.
Po aq shqetësuese sipas tyre është rritja e numrit të fëmijëve që po bien pre e bullizmit apo ngacmimeve pedofilike në internet.
“75 raste janë raportuar për abuzim dhe dhunë, ndërsa kemi vënë re se është shtuar numri i bullizmit online 241 raste, kjo edhe për shkak se tashmë fëmijët dhe të rriturit po kalojnë më shumë kohë në internet”.
Mbi 2000 fëmijë kanë telefonuar në linjën alo 116, 111 gjatë 9 muajve për të raportuar mbi rastet e dhunës, për të cilët është mundësuar ndihma e psikologut apo është bërë referim i rastit në organet ligjzbatuese.