Alarm! Po fryn suferinë në aksin Pukë- Shkodër, shoferë ndaloni makinën!

643
Sigal

Shoferët që kanë ndër mend të qarkullojnë në aksin Pukë – Shkodër, paralajmërohen që ta shmangin sa më shumë të jetë e mundur këtë rrugë për shkak të suferinës që po fryn dhe u rrezikon jetën.

Bashkia e Pukës ka bërë një apel në mesditë për të gjithë përdoruesit e aksit rrugor Pukë-Shkodër të evitojnë sa është e mundur qarkullimin. Në Qafë Qelë erërat e forta janë një kërcënim serioz për të gjithë llojet e automjeteve. Udhëtarët përgjatë këtij aksi të ulin shpejtësinë teksa lëvizin në këtë rrugë.

Nëse konstatoni se era po lëviz mjetin tuaj ndalojeni atë menjëherë. Kujdesuni që xhamat e mjetit tuaj të jenë të mbyllur plotësisht dhe evitoni vendosjen e mallrave sipër kabinës.

Për asnjë arsye mos ecni mbi 40 km/orë dhe shmangni çdo parakalim, pasi është mjaft e rrezikshmem,”përfundon njoftimi nga bashkia.