Alarm për bombë pranë ambasadës së Çekisë në Tiranë

524
Sigal

Një telefonatë ka alarmuar Policinë e Tiranës këtë mbrëmje, pasi thuhej se në ambasadën çeke është vendosur një bombë.

Me të marrë telefonatën, policia ka shkuar në zonë me qen anti-eksploziv dhe forca xheniere, duke kryer kontrolle, por deri më tani nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë.

Ndërkohë, blutë e Tiranës vijojnë kontrollin brenda dhe jashtë institucionit diplomatik çek, por dyshohet që është një telefonatë e rreme, pasi thirrja është bërë nga një numër privat. Nga ana e saj, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personit që ka bërë telefonatën.