Alarm/ Durrës, nxënësit e një shkolle 9-vjeçare janë rrethuar nga mbetjet

476
Sigal

Një shkollë 9 vjeçare që ndodhet në qendër të qytetit bregdetar të Durrësit, është e rrethuar nga mbetjet. Stafi pedagogjik i shkollës fajësojnë komunitetin për plehrat që i djegin dhe i hedhin në mënyrë të papërgjegjshme vend e pavend. Ata kërkojnë ndërhyje nga pushteti vendor, pasi thonë se situata nuk është e re.

Fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi” jane te detyruar te marrin dije te rrethuar nga mbeturinat e shumta prezente aty prej kohesh.

Ndonëse në qendër të qytetit të Durrësit, godina e shkollës edhe ambientet e jashtme të saj, i ka të rrethuar nga plehrat.

Sipas Drejtores së shkollës, ajri mbytës dhe helmet toksike që çlirohen nga djegia e mbeturinave, vijnë nga komuniteti që në mënyrë të papërgjegjshme djeg dhe hedh mbetjet vend e pavend, ndonëse vendgrumbullimi i plehrave është pak metra më tej.

Zamira Metaj: Komiteti i zonës, një pjesë e të cilëve janë edhe komunitet prindërish të kësaj shkolle, kanë zhvendosur vendin e derdhjes së plehrave. Një pjesë e madhe e tytre janë në të gjithë zonën rreth e pëqark shkollës. Një problem serioz për shëndetin e fëmijëve. Të mendosh klasat të cilat nuk kanë temperaturë shumë të madhe, me 25 dhe 26 nxënës, gjatë gjithë kohës dritaret duhet të rrinë të mbyllura. Nuk mund ti mbajnë të hapura sepse era që vjen nga jashtë është e pakëndshme.

Me anë të përfaqësueses së tyre, nxënësit kërkojnë të merren masa urgjente, për mbetjet e përhapura rreth shkollës.

“ Nga komuniteti i banorëve hidhen sistematikisht mbeturina pranë murit të shkollës dhe para pak kohësh atyre iu vu flaka dhe u bllokuan tubat e zhbllokimit dhe pusetat”

Përfaqësues të shkollës 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi” në Durrës, thonë se situata e tillë paraqitet prej disa vitesh dhe askush nuk ka marrë masa për gjobitjen apo sensibilizimin e banorëve, shumë nga të cilët kanë fëmijët në këtë shkollë.