Alarm/ 17 kg drogë, në tre operacione; 6 të arrestuar dhe një në kërkim

366
Një sasi në total prej 17 kg drogë e llojit kanabis janë sekuestruar nga policia në Fier, Gjirokastër dhe Shkodrës. Gjashtë persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Më konkretisht, në një sasi prej 5 kg e 32 gr lëndë narkotike kanabis sativa u sekuestrua nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni të koduar “Kiras”. Dy shtetas u arrestuan nga policia, dhe një i tretë u shpall në kërkim.
Në pranga përfunduan Edmir Demiraj, 28 vjeç, Avni Kuçaj, 30 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa u shpall në kërkim 18-vjeçari me iniciale A.Sh.  Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automjet tip Benz me targa AA 399 CI si dhe një automjet tip Citroen me targa AA 584 MO.
Ndërkohë, në Mallakastër u sekuestruan 9 kg kanabis sativa, në banesën e një 17 vjeçari me iniciale Xh.B. Ndërkohë, një 34-vjeçar në Patos i quajtur Kristian Hoxha, u arrestua për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Në Lushnjë, u arrestua në flagrancë një 23-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet tip Nisan Mikra, u gjetën disa doza lëndë narkotike. Në pranga përfundoi Mihal Dhana, pasagjer në këtë mjet.
Në Gjirokastër, policia ka sekuestruar 3 kg lëndë narkotike kanabis sativa, duke çuar në pranga 54 vjeçarin Nazmi Graçi.
Sigal