Akuzohet se aksidentoi për vdekje 10 vjeçaren, gjykata jep vendimin për shoferin

219
Sigal

Paraditen e sotem Gjykata e Tiranës ka dhënë “arrest me burg” për drejtuesin e automjetit që aksidentoi për vdekje 10 vjeçaren në Tiranë, dy ditë më parë.

Ndaj të arrestuarit Alban Guri, trupi gjykues tha se janë ngritur akuzat e aksidentit me pasojë vdekjen si edhe largim nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja u shënua rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, ku automjeti i drejtuar nga shtetasi Alban Guri, aksidentoi për vdekje të miturën me inicialet A.P.

Policia tha se Guri ngiste makinën nën efektin e alkoolit.