Akuzohet për mashtrim kompjuterik, Gjykata e Apelit lë në burg të riun kinez

115
Sigal

Gjykata e Apelit ka lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’, të riun nga Kina, Liangbin Chen. Ky person u arrestua në Rinas për mashtrim kompjuterik.

Chen u ndalua më 11 korrik të këtij viti rreth orës 14:00, gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albani” Londër-Tiranë, për qëllim ekstradimi për arsye të masës së sigurimit “arrest në burg”, lëshuar nga autoritetet kineze, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”.

Gjykata e Tiranës vendosi të linte në arrest shtëpie shtetasin kinez, me arsyetimin se i rrezikohej jeta në qelinë e burgut. Ky vendim është ndryshuar nga Apeli, i cili ka marrë tashmë vendimin për masën Arrest me burg për Chen.