Akuzat për terrorizëm, SPAK mbyll hetimet për iranianin Bijan Pooladrag

152
Sigal

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka mbyllur hetimet për shtetasin nga Irani, Bijan Pooladrag.

Ai akuzohet për veprat penale “Vepra me qëllime Terroriste”, “Organizata Terroriste”, “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.

Kujtojmë këtu se Pooladrag është ndaluar nga policia shqiptare pasi dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të përgjuar muxhahedinët në Manzë.

Njoftimi i SPAK:

“Lidhur me përfundimin e hetimeve për procedimin penal nr.196 të vitit 2019”

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr.196 të vitit 2019, për veprat penale “Vepra me qëllime Terroriste”, “Organizata Terroriste”, “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”, të parashikuara nga nenet 230/a, 234/a , 265/a dhe 265/b të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve të këtij procedimi penal është dërguar për gjykim i pandehuri Bijan Pooladrag (shtetas nga Irani), pasi akuzohet se ka konsumuar elementet e veprave penale, “Kryerja e sherbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, “Organizata Terroriste”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Keqpërdorimi i pajisjeve”, parashikuar nga nenet 230/ç ,234/a/2, 293/a/1, 293/b/1, 293/c/1 dhe 293/ç të Kodit Penal.

(BalkanWeb)