AKU sekuestron bulmet me niseshte në Tiranë, në pyetje pronari i dyqanit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në bazë të një urdhëri të Ministrit të MBZHRAU, Z. Edmond Panariti, Drejtorit të Pergjithshëm Z.Afrim Bakaj, dhe një plani pune që po zbatohet në terren nga Drejtori i Menaxhimit të Riskut, Z.Kreshnik Totaj dhe Drejtori i Vlerësimit të Riskut, Z.Besnik Jakaj, nisi sot në të gjithë vendin, inspektimin e dyqaneve të bulmetit, baxhove dhe fabrikave të përpunimit të qumështit. Gjatë inspektimit që nisi sot, zbuloi në një dyqan bulmeti në Rr.Siri Kodra në Tiranë, me pronar Gëzim Karoli, një sasi prej 10 kg djath, 10 kg gjizë dhe 5 kg salcë kosi, me përbërje niseshteje. Duke qenë se produktet nuk kishin dokumente shoqëruese dhe pronari i dyqanit ka thënë vetëm se malli i vinte me furgon nga Shkodra, AKU njoftoi policinë për të marrë në pyetje tregëtarin, me qëllim që të zbulohet vendi i origjinës së produkteve dhe në bazë të gjurmueshmërisë, të shkohet në vendin ku prodhohen, që të kontrollohet fabrika apo baxhoja. Ndërkohë AKU ka bllokuar akrivitetin e dyqanit dhe sekuestruar produktet në fjalë. Ndërsa në Vlorë, Drejtoria Rajonle e AKU zbuloi në një dyqan bulmeti, 12 kg djath me përmbajtje niseshteje. Ndaj subjektit u mor masa e bllokimit të produktit dhe masa penalizuese ndaj operatorit të biznesit.
Sigal