AKU-Kukës prej 2 vitesh ”zgjuar”, kontroll pa tolerancë sigurisë dhe ligjshmërisë së ushqimeve në kufi

867
Efiçensa e lartë e kontrollit dhe sigurisë së produkteve të import-eksporteve ushqimore që bëhen prej AKU të Qarkut Kukës, është bërë e mundur edhe prej bashkëpunimeve me Repulikën e Kosovës, në nivel ndër-institucional, ku nuk kanë munguar takimet e shpeshta mes Edmond Panariti dhe Memli Krasniqi, Afrim Bakaj (Drejtor i Përgjithshëm i AKU), Valdet Gjinovci (Drejtor i Përgjithshëm i AUV-se, Prishtinë, Lavdosh Zejneli, drejtor i AKU-Qarku Kukës dhe me Drejtorin Rajonal të AUV- Prizren. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi 
Kukësi është një nga 4 ”portat” kryesore kufitare, të futjes dhe kalimit nëpër Shqipëri të afro 40% të volumit total të produkteve ushqimore të konsumit masiv që importohen dhe tregtohen brenda tregut shqiptar, apo që kalojnë transit nëpër Shqipëri, sidomos nga vendet e rajonit. Gjithë këtë volum produktesh ushqimore dhe lëndë të para e ndihmëse që kalojnë në ”traun” kufitar-doganor në Kukës, stafi drejtues dhe ekipi i inspektorëve të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor Rajonal të Qarkut Kukës po e monitoron me kontrolle e analiza pa asnjë tolerancë, duke kaluar në ”filtër” me kontrolle ditore, mbështetur në detyrimin administrativ e ligjor për të kryer këtë mision të rëndësishëm, që ka lidhje me sigurinë e shëndetit dhe jetën e popullatës. 
Drejtuesi i përkushtuar Lavdosh Zejneli, që “zgjoi”, pastroi dhe “rilindi” AKU-n e Qarkut Kukësit
Ky shërbim, pra AKU e Qarkut Kukës ka në krye të punës zotin Lavdosh Zejneli, këtë drejtues të aftë e të përkushtuar, që formatoi dhe zbatoi projektin për të “rilindur” kontrollin ushqimor në Qarkun e Kukësit. Realisht, tashmë në Qarkun-Kukës ka një treg nën kontroll të plotë, që tregton produkte të cilat nuk futen pa u monitoruar e pa zbatuar procedurat ligjore të tregut dhe të sigurisë ushqimore. Nëse AKU e Kukësit është përditë brenda tregut dhe përpara “traut” të pikës së kalimit të kufirit, konsumatori ndihet i sigurt në produktet që blen në treg, mbasi ka krijuar dhe po konsolidon bindjen se prej shtetit, në rastin konkret prej AKU të Qarkut është vendosur e po vepron kontrolli i plotë dhe i rreptë mbi çdo produkt. AKU në Kukës, nën drejtimin e zotit Zejneli ka arritur ta “rilind” kontrollin e sigurisë ushqimore jo me urdhra e prepotencë mbi vartësit e subjektet, por me plan veprimi të konsultuar me stafin, me bashkëpunim me subjektet tregtare e prodhuese, me bashkëpunim me qytetarët, me bashkëveprim me institucionet shtetërore lokale si tatime, shëndetësi, polici kufitare, poli rendi e sidomos me pushtetin lokal në Kukës, në çdo nivel: Bashki, njësi administrative (komuna), Qark e Prefekturë! 
—————————————————-
Deklaron kreu i AKU të Shqipërisë, zoti Afrim Bakaj: “Kukësi me AKU model, AKU e Kukësit me drejtues të përkushtuar e të zot”
Këtë rilindje dhe mbajtje në veprim aktiv të AKU si institucion dhe si proces e detyrë të kontrollit ushqimor në terren, zoti Zejneli e ka arritur me punën efikase drejtuese individuale dhe si staf, me profesionalizmin, ndershmërinë, zbatimin e ligjit, me kontributin e madje edhe me sakrificat e mëdha të manifestuara prej ekipit që drejton. Siç shprehet kreu i AKU, zoti Lavdosh Zejneli, puna e tij dhe e stafit që drejton, ka pasur e ka vështirësi të mëdha, mbasi ka interesa të cilat shpesh tentojnë të realizohen me abuzime në cilësinë dhe sigurinë ushqimore. Por veprimi i gjithë ekipit të AKU në Kukës, ka qenë vendimtar e përcaktues për të ndryshimin e madh, të kërkuar e të shumëpritur prej qytetarëve. Ky “zgjim” i AKU, ky rikthim i besimit të qytetarëve të qarkut Kukës tek siguria ushqimore dhe të atyre që kanë lidhje me tregun e Kukësit që nga prodhimi e deri në pikën kufitare-doganore, ka pasur e ka si shtyllë kryesore, mbështetjen e plotë të kreut të AKU të Shqipërisë zotit Afrim Bakaj dhe të drejtuesve të lartë të Ministrisë së Bujqësisë. Por, Drejtori i Përgjithshëm i AKU të Shqipërisë, zoti Afrim Bakaj, me modesti dhe realizëm, në prononcimin e tij për gazetën “Telegraf”, lidhur me punën e bërë prej bashkëpunëtorit të tij Lavdosh Zejneli, drejtues të AKU të qarkut Kukës, shprehet: “AKU e Qarkut Kukës, në këto dy vjet është drejtuar, ka vepruar dhe ia ka arritur plotësisht, të zbatoj një strategjie konkrete të ekipit që drejton. Ka punuar me një platformë garantuese të sigurisë ushqimore, me objeksion kryesor parësor për të ”zgjuar” shërbimin e AKU në këtë qark nga “gjumi” disavjeçar dhe inaktiviteti i plotë, për ta shkëputur këtë shërbim nga “kthetrat” e korruptimitt prej tregut abuziv dhe nga korrupsioni i punonjësve. Tashmë e ka arritur këtë objektiv”. 
————————– 
AKU e qarkut Kukës/ Kontroll për çdo “gram” produkt që importohet, prodhohet, futet e shitet në treg
Fakti, që pranohet edhe prej drejtuesve të pushtetit e institucioneve lokale është ky: AKU e qarkut Kukës është në veprim me aktivitet efiçent, pa asnjë tolerancë po e monitoron dhe po kontrollon me ”lente” çdo gramë, çdo mililitër e çdo copë produkti që futet në tregun shqiptar, apo që kalon brenda tregut dhe territorit shqiptar, apo që del nga tregu dhe territori shqiptar. Autoriteti Kontrollit Ushqimor Rajonal (AKUR) të Qarkut Kukës, ku kontrolli i parë u bëhet letrave për të verifikuar origjinën dhe ligjshmërinë e mallrave që futen nga importi, apo që eksportohen. Gjithë produkteve ushqimore që hyjnë në pikën e kalimit kufitar e doganor, u bëhet kontroll i imët, duke nxjerr nga tregu produktet e pa sigurta dhe “ilegale” që importohen me letra false,. Apo dokumentacionin shoqërues të ligjit mbi sigurinë dhe cilësinë ushqimore. E po kështu, ndëshkohen me gjoba me referime për procedime penale, subjektet, apo bashkëpunëtorët e tyre që janë pjesë e abuzimit me tentativa për të prodhuar, importuar, eksportuar e tregtuar produkte ushqimore të pa sigurta dhe pa dokumentacion sipas ligjit në fuqi. Këto abuzime, AKU e Qarkut Kukës, nuk i toleron e nuk do t’’i tolerojë. 
————————————
AKU e Qarkut Kukës 5 vjet e krijuar, por 2 vjet ndryshim total pozitiv
Kujtojmë, që Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kontrollit të Ushqimit të Qarkut Kukës, është një Drejtori e krijuar në muajin shtator të vitit 2010. e ndërsa “historia” e krijimit të kësaj dege rajonale të kontrollit ushqimor fillon përpara 5 vitesh, “CV” e veprimtarisë së saj konkrete dhe efiçente mbi kontrollin ushqimor dhe mbrojtjen e konsumatorit të Qarkut të Kukësit e të atij që ka lidhje me këtë treg, fillon dy vjet më parë, ku AKU nisi të “rilind” nga… hiçi. Pa bërë komente, po flasim konkretisht: Inspektorati Rajonal i Qarkut Kukës, në bazë të një plani inspektimi vjetor (të ndarë në 4 pjesë nga 3 muaj), miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), ka kryer 1200 inspektime në 350 subjekte tregtare, që operojnë në Qarkun Kukës, përkatësisht në njësitë e prodhimit dhe tregtimit të bukës, embëlsirave, “Fast-Food”, bar-kafe, super-markete e mini-markete ushqimore, magazina ushqimore, mensa e salla ngrënie konviktesh, kopshtesh çerdhesh të fëmijëve, kuzhina paraburgimi, thertore e dyqane mishi, farmaci bujqësore etj. Vlen të përmendet në këtë volum organizimi e kontrolli pune, vështirësia e inspektorëve tanë në Qark, për shkak të terrenit të theksuar malor dhe “hartës” së madhe të vendndodhjes dhe vend-veprimit të tregut e prodhimit ushqimor (sic dihet). Këtë vështirësi punonjësit dhe drejtuesit e AKU të Kukësit e kanë përballuar me profesionalizëm, qytetari e madje edhe me sakrifica përballë kundërvëniesh prej subjekteve, apo tregtarëve abuzues. Por gjithsesi, krahasuar me vitin 2013, mund të thuhet bindshëm, se në kontrollin ushqimor në qarkun Kukës, ka tregues të pakrahasueshëm vitet 2010-2012-2013 e madje edhe me vitin 2014, për sa i përket forcimit të kontrollit në çdo gjë e për çdo gjë, përmirësimit të të ardhurave,vendosjen e autoritetit në vend të AKU, si dhe zbatimin me rigorozitet të akteve ligjore e nënligjore që janë në fuqi, lidhur me sigurinë ushqimore në prodhim, në importe, në tregun vendas. 
————————————————————–
Lavdosh Zejneli deklaron: AKU-Kukës, bashkëpunim aktiv e efiçent me tatimet, pushtetin lokal, policinë, shëndetësinë
Inspektimet e kryera në këto subjekte janë bërë në bazë të kategorizimit me nivel risku të ulët, të mesëm e të lartë. Përveç inspektimeve të planifikuara , janë kryer inspektime të O.BU-ve edhe jashtë këtij plani si për;sezonin veror, dimëror dhe raste të veçantë të denoncuara, si dhe për periudhën e festave të fund-vitit 2015 (Viti i Ri) që ka fluks tregu e blerjesh, duke lënë si kusht: ndjekjen në vazhdimësi të zbatimit të detyrave të lëna nga inspektimet e mëparshme, këshillime mbi sigurinë ushqimore, masa administrative etj. Në vazhdimësi, inspektorët e AKU-Kukës kanë identifikuar të gjithë operatorët e biznesit ushqimor importues, tregtues e prodhues, të cilët operojnë në rrugë informale, të pa regjistruar në QKR, të cilët i kemi raportuar pranë Inspektoriatit Qendror Shtetëror, pranë policisë, pranë shëndetit publik, pranë policisë kufitare dhe Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave në Kukës. Falë këtij bashkëpunimi me strukturat rajonale në qark, dhe strukturat në qendër,u formalizua dhe një grup i përbashkët me Tatim-Taksat, në kuadër të ”Aksionit Kundër Informalitetit në Ekonomi”, ku fillimisht angazhuam në dispozicion të këtij aksioni anti-informalitet, të gjitha mundësitë që kemi si AKU, si dhe shtatë inspektorë të gatshëm, për inspektime të përbashkëta bashkëpunuese. Për sa i përket Pikës së Inspektimit Kufitar-Morinë (Kukës), vlen të përmendet e të theksohet fakti, që pas 3 auditimeve të bëra nga organet përkatëse superiore, bazuar në raportet audituese përfundimtare, rezulton se Pika e Kalimit Kufitar-Morinë, vlerësohet si ndër më të mirat në gjithë pikat kufitare të Shqipërisë, përsa i përket shërbimeve që ne ofrojmë në këtë pikë, gjithashtu dhe për praktikat e ndjekura sipas urdhrave dhe udhëzimeve në fuqi,disiplinën në punë dhe etikën gjatë ushtrimit të detyrave funksionale. Efiçensa e lartë e kontrollit dhe sigurisë së produkteve të import-eksporteve ushqimore që bëhen prej AKU të Qarkut Kukës, është bërë e mundur edhe prej bashkëpunimeve me Repulikën e Kosovës, në nivel ndër-institucional, ku nuk kanë munguar takimet e shpeshta mes Edmond Panariti dhe Memli Krasniqi, Afrim Bakaj (Drejtor i Përgjithshëm i AKU), Valdet Gjinovci (Drejtor i Përgjithshëm i AUV-se, Prishtinë, Lavdosh Zejneli, drejtor i AKU-Qarku Kukës dhe me Drejtorin Rajonal të AUV- Prizren. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, kemi arritur shmangien e burokracive të panevojshme dhe lehtësimin e procedurave ndaj subjekteve që transitojnë, importojnë dhe eksportojnë mallra nëpërmjet Pikës së Kalim-Kontrollit Kufitar të Morinës në Kukës. 
———————————–
Ja 5 sektorët e AKU të Kukësit, që garantojnë sigurinë ushimore
1. Sektori i Inspektimit të Ushqimit, Ushqimit për Kafshë dhe Operatorëve të Biznesit për produktet me OJSH. 
2. Sektori i Inspektimit të Ushqimit, Ushqimit për Kafshë dhe Operatorëve të Biznesit për produktet me OSH. 
3. Sektori i Mbrojtjes së Bimëve dhe Imputeve Bujqësore. 
4. Sektori i Shërbimeve të Brendshme. 
5. Pika e Inspektimit Kufitar (PIK-Morine) pjesë integrale e tre sektorëve Inspektuese të mësipërme.
———————————————————–
Problematikat e konstatuara e të trajtuara nga AKU-Kukës
Mos-pajisja e punonjëseve me libreza shëndetësore apo përdorimi i librezave me afat të përdorimit të tejkaluar.
Vendosja e produkteve ushqimore në dysheme jo mbi paleta druri ose në rafte në markete dhe në njësitë e tregtimit .
Tavane dhe mure me lagështirë e të palyera të cilat janë të papërshtatshme për mbajtjen e produkteve ushqimore.
Mungesa e fletë analizave dhe dokumenteve shoqëruese për produktet ushqimore që tregtohen .
Kontenierë mbeturinash pa kapak .
Në ndonjë rast të veçantë janë gjetur dhe produkte ushqimore me afat përdorimi të tejkaluar Në vartësi të problematikave të hasura grupi i inspektimit mbështetur në legjislacionin në fuqi ( Ligji i Ushqimit Nr 9863 dt 28 .01.2008 si dhe Ligjit të Inspektimeve Nr 10433 Dt 16.06.2011 ) ka marrë masat e duhura administrative deri në gjobë për përmirësimin e mangësive .Gjoba të cilat variojnë nga 10.000-100.000 lekë .
Në rastet kur nga grupi i inspektimit ka gjetur produkte ushqimore me afat përdorimi të tejkaluar , ato janë konfiskuar dhe asgjësuar .
Nga ana jonë gjatë këtij viti ,mund të themi se është rritur përgjegjësia dhe është përmirësuar cilësia e kryerjes së inspektimeve ,duke filluar që nga :
Performanca jonë si inspektore(e cila përfshin bazën materiale të duhur për inspektim,seriozitetin në punësi dhe njohjen e legjislacionit),
Plotësimin e proceseve verbaleve ,listë – verifikimeve dhe konstatimet për detyrat e lëna janë bërë sipas kërkesave ligjore ,që OBU të bindet dhe t’i realizojë ato sipas afateve të caktuara.
—————————————————-
Fakt bashkëpunimi
Në kuadrin e sigurisë ushqimore, mbas ardhjes së stafit të ri drejtues në AKU, janë përmirësuar jashtëzakonisht kushtet, sepse kanë pas burakraci e mangësi të zakonshme, por prej 2 vitesh kanë thyer barrierat në produktet e Kosovës dhe Shqipërisë njëkohësisht. Të gjitha mallrat që vinë nga Serbia, futen në një kontroll të jashtëzakonshëm e po kështu ato që vijnë nga Rusia, mbasi i është bërë një “bllokadë” këtyre produkteve. Do ti jepet prioritet të madh tregut dhe prodhimit të Kosovës. Kjo “bllokadë” është në kuptimin e kontrollit të imët. Bëhet në bazë të marrëveshjes që kanë bërë homologët e AOV-së dhe Autoriteti Ushqimor i Veterinarisë së Kosovës me atë të Shqipërisë. Është një nga qarqet me vështirësi në lëvizje, mbulon Tropojën, Hasin e Shishtavecin. Gjithë ngarkesën që ka, kjo drejtori e ndjek në vazhdimësi, duke “skanuar” gjithë territorin e saj që ka nën administrim kontrolli si degë rajonale. 
Sigal