AKU e “futur” në thasët e miellit që importohet me etiketa “Për biskota” dhe përdoret për bukë, 5-fishohet sasia

609
Natyrisht, ata që kanë në dorë “llozin e portës” së kontrollit të importit dhe përdorimit të miellit, sipas destinacionit të prodhimit të produkteve për të cilët është importuar e certifikuar si standard! Ky skandal me miellin e biskotave që po përdoret për bukë, nuk mbaron me kaq… Nuk po ndalet krimi ushqimor, që bëhet lirshëm e masivisht me produktet që futen nga importi. Se me çfarë cilësie, vlere ushqimore, higjiene, afati skadence dhe etiketa janë këto produkte që AKU i lejon të kalojnë kufirin e të futen në Shqipëri, këtë e pranoi në një media vetë Drejtori i Vlerësimit të Riskut në AKU, “besniku” i drejtorit çam, të cilit i është besuar kjo ‘thelë” pushteti prej “Rilindjes”, sipas pazarit të kolltukëve të pushtetit, të bërë me PDIU. Në kufi vazhdon të futet shfrenueshëm miell i tillë dhe që me këtë etiketë e merr vulën e AKU në PIK (Kufi), por që më pas etiketa i bëhet “miell për bukë”, me të cilën prodhohet ajo buka që na vret përditë gradualisht, mbasi sipas informacioneve që disponojmë, edhe mielli i biskotave është kancerogen. Mirëpo ja që lejohet të futet në Shqipëri, mbasi AKU është “futur” në thasët e miellit që importohet me etiketa “Për biskota” dhe përdoret për bukë, 5-fishohet sasia. Skandalin e miellit që futet në Shqipëri për prodhim biskotash e provojnë “letrat” e sasisë vjetore të miellit për biskota që futet në Shqipëri nga importi dhe sasisë vjetore të këtij mielli, që përdoret faktikisht nga 4 linjat që prodhojnë biskota në vendin tonë. Në Shqipëri futen nga importi 25 mijë ton miell vetëm për prodhim biskotash, i ndaluar të përdoret për prodhime të tjera brumi. Këto 25 mijë ton miell grek, serb-rus e maqedonas, me “letra” doganore e analitike figurojnë vetëm për prodhim biskotash dhe me këtë “emërtesë e certifikim cilësor” bëhen hyrje nga prodhuesit e biskotave, sikur janë furnizuar me 25 mijë ton miell. Sipas kapaciteteve teknologjike të linjave prodhuese të biskotave dhe sipas evidencave e bilanceve vjetore të deklarimit të prodhimit vjetor të tyre, rezulton se të 4 linjat e prodhimit të biskotave që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri, “hanë” së bashku afro 2 mijë ton miell në vit! Po 23 mijë tonë miell me përmbajtje 9% proteinë i importuar me etiketë “Për biskota”, ku shkon, ku përdoret, si lejohet të përdoret, kush e lejon? Natyrisht, ata që kanë në dorë “llozin e portës” së kontrollit të importit dhe përdorimit të miellit, sipas destinacionit të prodhimit të produkteve për të cilët është importuar e certifikuar si standard! Ky skandal me miellin e biskotave që po përdoret për bukë, nuk mbaron me kaq… Në vijim “Telegraf” do të publikojë fakte nga pikat kufitare dhe “negociatorët” e AKU-së që bëjnë bisedat për importin e sasive të këtij mielli që futet në Shqipëri.
Sigal