Aktivistja thirrje administratës: Dilni në protesta, reagoni dreqi ta hajë

152
Sigal

Aktivistja Gjyljana Bakalli, e cila u arrestua katër ditë më parë në protestën e zhvilluar në kryeqytet, ishte sërish sot në sheshin para Kryeministrisë, ku ka treguar tmerret që kaloi në qelitë e policisë, por sërish nuk u dorëzua.

Aktivistja kishte dhe një apel për punonjësit e administratës shtetërore, ku i kërkon që të reagojnë dhe të mos kenë frikë se i heqin nga puna.

“Më vjen mirë që ju shoh të gjithëve duhet të jemi më shumë e më shumë. Zoti e di ca kam hequr ato ditë por s’kam për t’u dorëzuar. Ata policet janë vëllezërit tanë e më vjen keq për ta që duhet t’u binden ca kriminelëve.

Nesër merrni dhe dy të tjerë me vete bindini si i binda dhe unë prindërit e mi po nuk u ngritët ata do na shtypin.

Këtu nuk ka parti ai e di shumë mirë që këtu nuk ka parti edhe unë kam të drejtë të votoj. Kijeni parasysh ditën kur të votoni kush janë këta votoni me mend përndryshe do ngelemi gjithnjë e më pak. Të gjithë rrezikojmë punën këtu administrata ngrihuni dreqi ta hajë kur do çoheni? Kaq shumë ua ka vrarë nervin?

Unë nuk do tërhiqem për veten time dhe për ata që janë më të dobët se unë se shteti i ka shtypur. Kijeni parasysh kur të flini se në këtë vend po rrini për fëmijët për veten askush s’ka të drejtë të na dëbojë”, tha ajo.