Aktivisti që i çorri maskën kryeministrit: Rama më i paedukati në trojet shqipfolëse!

62

Debati i tij me kryeministrin Edi Rama, dje në T7, u bë viral në portale dhe rrjete sociale me qindra mijëra shikime dhe shpërndarje. Aktivisti nga Prishtina, Rron Gjinovci, ishte i ftuari i Adi Krastës këtë mbrëmje ku rrëfeu indinjatën e tij pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

“27 muaj qëndruat me mbrojt një teatër, nuk ka ndodhur kurrë në Ballkan. Ju mendoni se ne jemi para jush, se kemi një histori protestash, por ne po mësojmë prej jush. Faleminderit”.

Kështu e nisi intervistën e tij në Skype, Gjinovci, i cili më pas tregoi atë çfarë ndodhi një mbrëmje më parë në “Pressing”-un e Leonard Kërqukit.

 

Sipas tij, qëllimi ishte që t’u tregonte shqiptarëve në Kosovë e në Shqipëri se kryeministri Edi Rama është më i paedukati në trojet shqipfolëse.

“Unë isha në pozicionin juaj, unë isha në studio ai në Skype dhe nuk doja t’i ndërhyja. Si aktivist prej vitit 2011 në Kosovë jam arrestuar dhe sharë shumë herë. Doja të shihte publiku edhe kosovar, edhe shqiptar, që Rama është njeriu më i paeduktatë në trojet ku flitet shqip. Nuk besoj se ka dyshime. Doja t’i tregoja se vegël e oligarkëve është ai vetë”, tha Gjinovci.

Sa i përket dhūnës së ushtruar mëngjesin e 17 majit, Gjinovci e gjen frymëzimin e Ramës te Aleksander Vuçiç.

“E ka te miqësia me Vuçiçin që ka qenë ministër i propagandës së Milloshevicit. Këto metoda i ka përdorur vetëm Millosheviçi. Shumë është shoqëruar me të kohët e fundit me të, ka mësuar metoda prej tij, Këto janë pamje të tmerrshme”, tha aktivisti.

“Ata na urrejnë ne, se ne themi të vërtetën për ta. Sa herë që ne themi të vërtetën atyre iu ikën maska dhe s’kanë tjetër veçse të na urrejnë. Qytetarët në Shqipëri nuk do të tërhiqen. Energjia që përjetova nga protesta dje është një energji që nuk ndalet. Unë mezi pres të hapen kufijtë dhe t’i bashkohem”, shtoi Rron Gjinovci.