Aktivistët nxjerrin videon: Dhuna e Samir Manes, nuk na step!

649
Sigal

Nga Organizata Politike

Sot pasdite aktivistët e Organizatës kanë zhvilluar një aksion simbolik te TEG-u i kryeoligarkut Samir Mane, duke shpërndarë fletushka të vogla që vinin në dukje të vërtetën e shtypjes së minatorëve. Menjëherë ndaj tyre janë lëshuar si të tërbuar qen roje me uniformë policie private, të cilët kanë goditur dhe tërhequr zvarrë disa aktivistë, duke lemerisur qytetarët e pranishëm.

Ne jemi mësuar me dhunën e Samir Manes. E kemi ndjerë që kur për hesap të qendrës së tij tregtare u devijua rruga që të çon në Elbasan. Siç e kanë ndjerë gjithë këta vjet minatorët e Bulqizës duke parë shokët e vdekur, të plagosur dhe të hequr nga puna. Sot është dita që ta kuptojnë të gjithë.

Solidariteti me minatorët dhe lufta jonë për drejtësi shoqërore nuk do të ndalen, por vetëm do të intensifikohen.

Kryeoligarku do të zbythet!

#BojkotoSamirManen