Aksidenton vogëlushin, shoferi nuk i jep ndihmën e parë

575
Sigal

Një 6-vjeçar me inicialet E.Gj., banues në Manzë, mbeti i plagosur në një aksident ditën e djeshme në aksin rrugor Gjiri i Lalzit-Maminas.

Fill pas ngjarjes drejtuesi i automjetit që përplasi vogëlushin, u largua nga vendi i ngjarjes.

6-vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të makinës.