Aksidentoi për vdekje 14-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, prangoset i riu. Arrestohen edhe tre të tjerë për…

328
Sigal

Arrestohet nga Policia i riu që aksidentoi për vdekje një 14 vjeçar të dielën në Tiranë.

Në pranga ra shtetasi me inicialet I. Z., 26 vjeç, tha Policia.

“Ditën e djeshme, në rrugën “Pjetër Budi”, ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L., 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”.

Sakaq, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin S. K., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. A., 57 vjeç, pasi ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin edhe të shtetasit Z. L., 56 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.