I ftohti polar godet vendin, ARRSH apel shoferëve: Reduktoni shpejtësinë! Ja situata në akset kombëtare

155
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të repsektojnë rregullat e qarkullimit, si dhe të reduktojnë shpejtësinë në kushtet e motit ekstrem që ka goditur vendit.

ARRSH bën me dije se nuk ka probleme në asnjë nga akset kombëtare të vendit, si the thekson se ekipet e emergjencave ndodhen në terren dhe po bëjnë shpërndarjen kripës për të shmangur ngricat.

Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0 °C pa reshje në të gjithë vendin.

Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare, eshtë punuar me shpërnadrjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e akseve me pretencë bore

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore.