Aksidentohet mjeti në Dibër, vdes 1 person dhe plagosen 3 të tjerë (dyshohen të një familjeje)

118
Sigal

Një aksident me 1 të vdekur dhe 3 të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Peshkopi-Maqellarë. Sipas informacioneve të para të policisë mjeti ka dalë nga rruga, ndërsa ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi E. H dhe kanë mbetur të plagosur 3 të tjerë P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Dyshohet se të katër personat që udhëtonin me mjetin ‘volkswagen pasat’ ishin të një familjeje.

Informacion i policisë Dibër:

Rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ka dalë nga rruga automjeti tip ‘Volkswagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes,po hetohet për shkaqet e aksidentit.