Aksidentohet minatori 50-vjeçar në Bulqizë

101
Sigal

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në një minierë të Bulqizës. Për pasojë ka mbetur i lënduar një 50-vjeçar. Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në spitalin e Bulqizës pasi ka marrë lëndime në këmbë.

“Rreth orës 11.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Sh.K., 50 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar jashtë rrezikut për jetën duke u lënduar në këmbë.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.”, njofton policia.