Aksidentohet automjeti në aksin Elbasan- Peqin

280
Sigal

Pasditën e sotme, një aksident është regjistruar në aksin Elbasan- Peqin.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur afër fshatit Përparim ku një automjet ka dalë nga rruga.

Raportohet se nuk ka pasur dëme në njerëz

Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet se pse automjet përfundoi në anë të rrugës duke shkaktuar këtë aksident.