Aksidentohet aktori i njohur

211
Sigal

Aktori Lulzim Zeqja është aksidentuar ditën e sotme, duke bërë që të aulohet shfaqja ‘Edmond’ në teatër, ku aktori ishte protagonist.

Mësohet se aktori është përfshirë në një aksident automobilistik dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore, por që e ka të pamundur të jetë në skenë.

Njoftimi i Teatrit:

Të dashur miq të teatrit,

Për shkak të një aksident automobilistik, i cili ka përfshirë aktorin e teatrit kombëtar z.Lulzim Zeqja njëkohësisht dhe protagonistin e shfaqjes ‘Edmond’, ju njoftojmë se shfaqjet e ditës së sotme dhe datave 23-24-28-29-30-31 tetor 2021, janë anuluar.

Fatmirësisht, z. Zeqja është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqjen ‘Edmond’ në vazhdim.

Duke ju kërkuar ndjesë e duke ju falënderuar për mirëkuptimin, teatri kombëtar do t’ju njoftojë në vazhdim se si do të procedohet me rimbursimin e biletave.