Aksidentohen rëndë dy shqiptarë në Itali, ishin nën efektin e drogës

564
Një aksident i rëndë me makinë mund t’u kushtojë jetën dy shtetasve shqiptarë të cilët u përplasën në qytezën e quajtur Magliano de Marsi në Itali.
Të plagosurit rëndë janë, 27 vjeçari I.S., dhe 37-vjeçari G.R. Në momentin që ndodhi aksidenti makina tip Audi A6 drejtohej nga 27-vjeçari.
Në ecje e sipër ai ka humbur kontrollin e makinës dhe është aksidentuar. Por sipas TerreMarciane.it shqiptarët ishin të dehur me alkool dhe kokainë.
Sipas mjekëve, shoferi është në gjendje shumë të rëndë, ndërsa pasagjeri ka plagë të ndryshme në trup dhe pritet të rikuperohet vetëm pas 10 ditësh
Sigal