Aksidentohen dy makina në Malësi të Madhe, humb jetën 22-vjeçari

250
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Koplik-Hot.

Policia njofton se nga përplasja e dy automjeteve ka ndërruar jetë një 22-vjeçar i cili ka qenë duke drejtuar mjetin tip Audi.

Ai është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore ku nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Blutë kanë shoqëruar drejtuesin e “Benz”-it F. D., 24 vjeç, banues në fshatin Rapshe, Malësi e Madhe.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 29.08.2021, rreth orës 21:50, në aksin rrugor Koplik-Hot, në vendin e quajtur “Kështjella e Dragoit”,Vukpalaj, Malësi e Madhe, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. D., 24 vjeç, banues në fshatin Rapshe, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C. 22 vjeç, banues në Bajze, Malësi e Madhe.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit “Audi”, shtetasi K. C., i cili pas ndihmës së parë në spitalin e Shkodrës u dërgua për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.