Aksidenti tragjik në Kalimash, policia: U përplasën 2 makina, 1 pasagjere humbi jetën

237
Sigal

Policia ka reaguar për aksidentin e rëndë të ndodhur sonte në Tunelin e Kalimashit.

Sipas policisë, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë, një pasagjere nga Shkopeti ka ndërruar jetë.

Katër pasagjerët e tjerë janë plagosur e janë dërguar për kurim në Spitalin e Kukësit.

Njoftimi i policisë:

Kukës/ Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë  përplasur dy automjete,  me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për  Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në  vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.