Aksidenti shkaktoi një viktimë dhe dy të plagosur, dalin pamjet në Himarë

324
Sigal

Fotot që shihni janë të aksidentit që i mori jetën një të riu dhe la të plagosur dy persona të tjerë, sot në aksin rrugor Sarandë-Piqeras.

Policia beri me dije se dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip Ford me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri Armand Asllani A, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjerja tjetër A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.