Aksidenti / Oficeri i Policisë Gjyqësore i dehur në timon, përplaset me një automjet në parakalim

276
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Burime bëjnë me dije për mediat se është shoqëruar nga uniformat blu R.GJ., oficeri i policisë Gjyqësore të Rrethit Elbasan.

Dyshohet se në gjendje të dehur ai ka përplasur një automjet gjatë parakalimit të gabuar.

Nga përplasja nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.