Aksidenti në Rrugën e Kombit, drejtuesi i automjetit ndërroi jetë i bllokuar në makinë (FOTO)

185
Sigal

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur në mbrëmje në rrugën e Kombit, ku një person humbi jetën.

Sikundër mësohet dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku i vdekur në vendngjarje, ka mbetur një nga drejtuesit e mjeteve.

Në bazë të raportimeve nga vendngjarja, trupi I viktimës ka qëndruar në makinë për 30 minuta, pasi ka qenë e pamundur të nxirrej.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrëfikëse që kanë bërë të mundur sharrimin e mjetit dhe nxjerrjen prej aty të trupit nga makina.