Aksidenti në Fier, shkon në dy numri i viktimave, arrestohet shoferi

32
Sigal

Ka shkuar në dy numri i viktimave të aksidentit që ndodhi mesditën e djeshme në Fier-Vlorë, ku një mjet ku udhëtonin pesë persona, kryesisht të rinj, u përplas nga një tjetër makinë që po udhëtonte me shpejtësi shumë të lartë.

Në spital ka humbur jetën Flori Duraj, ndërkohë që në vendin e ngjarjes gjeti vdekjen e menjëhershme 18-vjeçari Ermir Tare.

Tre të rinjtë e tjerë ndodhen ende në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në autostradën Levan-Vlorë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:30 minuta kur dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë së Vlorës, mjeti tip “Benz” me targë “AA 183 BA”, është përplasur me mjetin tjetër tip “benz” me targa “AA 371 AF”.

Viktima të këtij aksidenti janë Ermir Tare, 18 vjeç dhe Flori Duraj. Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur shtetasit Rei Leskaj, Q. Dori dhe Klejdi Dori.

Ndërkohë bëhet e ditur se policia ka arrestuar shoferin e benzit shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 2 drejtues mjetesh:

•Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë.

Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.