Aksidenti në aksin Thumanë-Fushë Krujë, nxirret shoferi i bllokuar në furgon

129
Sigal

Forcat zjarrfikëse kanë mundur që të nxjerrin shoferin e një furgoni që kishte mbetur i bllokuar në automjet pas një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës pranë fshatit Devren në aksin e rrugës Thumanë-Fushë Krujë. Mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ndodhi rreth një orë më parë kur një fuoristradë u përplas me një furgon mallrash. Shkaqet e aksidentit nuk ndihen ende ndërsa i lënduar mbeti dhe një person tjetër.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në Derven, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin F. M. është përplasur me një furgon mallrash, me drejtues shtetasin L. M., 62 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.