Aksidenti i rëndë te QSUT/ Ashensori bën “përshesh” barelën ku ndodhej pacientja, si tentoi infermieri ta largonte por mbeti edhe vetë i lënduar (FOTO)

276
Sigal

Janë publikuar pamjet e rënda të ngjarjes në QSUT ku u shkëput ashensori e për pasojë ngjarja për pak u kthye në një tragjedi.

Mësohet se në ashensor ka qenë një paciente me barelë dhe infermieri që e shoqëronte.

Siç duket edhe nga foto, barrela e pacientes është zënë nga ashensori duke e dëmtuar rëndë atë, ndërkohë që në pllaka gjendet sasi e madhe gjaku. Krahas 80-vjeçares, i dëmtuar mbeti edhe infermieri i QSUT-së, i cili ka pësuar dëmtime në të dyja këmbët e tij.

Punonjësi shëndetësor ka arritur të mbaje me force derën e ashensorit dhe ka larguar pacienten nga barela qe te mos dëmtohej dhe kane ngecur te dy ne pjesën brenda ashensorit, ndërsa barela është shtypur nga dera e ashensorit.