Aksidenti i rëndë, humb jetën infermierja e maternitetit

77
Sigal

Një aksident i rëndë u shënua në autostradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Kakarriqit.

Si pasojë e këtij aksidenti, mësohet se në spitalin e Traumës ka humbur jetën një nga të aksidentuarat.

Viktima raportohet të jetë Marjeta Gjergji, infermiere e maternitetin e Lezhës.

Bashkë me të në këtë aksident mbeti i plagosur edhe bashkëshorti, fëmija i mitur, si dhe vjehrra.

Ndërkohë që po hetohen shkaqet e këtij aksidenti ku u përfshinë tre automjete.