Sigal

Mijëra qytetarë që u nisën këtë të dielë nga Tirana drejt plazheve në Durrës, apo në jug të vendit iu është dashur të kalojnë një torturë të vërtetë për shkak të trafikut të rënduar.

Në dalje të kryeqytetit, deri pranë QTU-së vargu i makinave të bllokuara në trafik arrinte disa kilometra. Shkak për këtë ishte bërë një aksident që ndodhi në orët e para të mëngjesit dhe që e mbajti autostradën të bllokuar për disa orë.

Siç shihet nga fotot më poshtë, aksidenti ka qenë i lehtë dhe pa viktima, por deri në mbërritjen e policisë, mjetet nuk kanë lëvizur.

Por aksidenti nuk ka qenë shkaku për krijimin e një trafiku të tmerrshëm këtë fundjavë në autostradën Tiranë-Durrës.

Mijëra mjete të tjera mbetën të bllokuara për disa kilometra të tjerë përgjatë autostradës. Ngërçi radhës është krijuar kësaj radhe pranë Vorës.

Fakti që në të gjithë autostradën nuk pati asnjë aksident të regjistruar, por sërish mjetet kanë mbetur të bllokuara për orë me radhë, tregon për mungesën e organizimit të policisë në kulmin e sezonit të plazhit.

Vitet e kaluara, masat e policisë për lëvizjen e mjeteve drejt plazhit, veçanti gjatë fundjavës kanë qenë të organizuara që në nisje të sezonit veror, por këtë verë prania e policisë rrugore është më e rrallë edhe në akset kryesore të lëvizjes, siç është autostrada Tiranë-Durrës.