Aksidenti fatal në Cërrik/ Ja kush është 23-vjeçari që vdiq në vend (FOTO + Emri)

324
Sigal

Një 23-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Cërrik, si pasojë e një aksidenti.

Aksidenti u regjistrua në fshatin Shales, ku 23-vjeçari Indrit Zekthi banues në Belsh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Aksidenti ishte fatal për të riun i cili humbi jetën në vend, ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Cërrik/ Informacion paraprak

Në  aksin rrugor Belsh – Cerrik, në fshatin Shales, Cërrik, shtetasi I. Z., 23 vjeç,  banues në Belsh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi  mjetit dhe për pasojë mjeti  ka  dalë nga rruga.

Si pasojë  ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasin I.Z

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.