Aksidentet rrugore në Shqipëri, ja çfarë duhet të mësojmë nga bota

254
Sigal

Aksidenti që shuajti familjen Gushi, pasuar nga një raport i Institutit të Statistikave (INSTAT), vendosi në qendër të vëmendjes sigurinë në rrugë dhe disa nga shkaqet se pse aksidentet rrugore në Shqipëri janë në shifra alarmante.

Në një analizë të Bankës Botërore, shtimi i numrit të policëve në rrugë, kombinuar me kamerat fikse rrugore që monitorojnë shpejtësinë mesatare, ndihmon në parandalimin e aksidenteve. Qasja e “sistemeve të sigurta” të Suedisë për shembull ndaj sigurisë rrugore mund të jetë një model që i vlen Shqipërisë. “Sistemet e sigurta” pranojnë që njerëzit do të bëjnë gabime dhe synojnë të mbrojnë trupin e njeriut nga pasojat e gabimit.

Ridizenjimi i rrugëve në mënyrë që të mos ndodhin ndikime të rënda, ose ndërtimi i barrierave në rrugë nga materiale si tel fleksibël. Qasje të tjera përfshijnë rikonfigurimin e rrugëve për të ndarë korsitë e trafikut dhe për të parandaluar përplasjet ballë për ballë dhe ndërtimin e automjeteve me airbags që mbrojnë trupat e njerëzve gjatë goditjeve.

Një shembull janë edhe rrugët që Suedia i quan 2+1: 2 korsi në një drejtim dhe një korsi në drejtimin tjetër, me pengesa mes tyre dhe me korsitë që ndërrohen herë pas here për të lejuar parakalimin në të dy drejtimet. Futja e këtyre modeleve shkaktoi një rënie mbi 90% të vdekjeve në rrugë.

Në pjesën më të madhe të aksidenteve të raportuara në Shqipëri, shkaku janë shoferët 25–34 vjeç, një grupmoshë e re që duket se preferon adrenalinën, nuk ka eksperiencë në drejtimin e mjetit ose i mungon praktika e duhur si pasojë e marrjes së patentës më shpejt kundrejt një shume parash.

Problemi në Shqipëri është shumë kompleks, sepse në disa raste shkaku është rruga, në disa raste makina e vjetër, herë tjetër shpejtësia e shoferit, patenta e siguruar me lekë, këmbësorët që ecin pa kriter etj. Problemi është kompeks, por i menaxhueshëm.