Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, 4 viktima mes tyre edhe fëmijë

263
Sigal

Një aksident tragjik është shënuar gjatë mbrëmjes së sotme në Rrugën e Kombit. Përplasja ka ndodhur në aksin rrugor Rrëshen – Rubik në Rrugën e Kombit, pranë karburant “Toma”, ku një automjet ‘Citroen’ është përplasur me një kamion

Deri më tani dyshohen për 4 viktima dhe 1 të plagosur.

Sipas burimeve viktimat janë nga një familje dhe mes tyre ka edhe fëmijë.