Aksident pranë Qendrës Tregtare në Tiranë, plagoset i riu

387
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Një mjet ka dalë pranë rrugës në zonën e njohur si Mjull Bathore pranë një qendre tregtare.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi E.K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.06.2020, rreth orës 22:05, rrugës nga Mjull Bathore për tek Tegu, një? mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi E.K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.