Aksident përballë kryesisë së Kuvendit/ Makina përplas biçikletën dhe largohet

372
Sigal

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premte në kryeqytet, pranë Kryesisë së Kuvendit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Raportohet se një makinë ka përplasur një person i cili po udhëtonte me biçikletë dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. I plagosuri ka mbetur në rrugë për shkak të plagëve të marra. Në ndihmë i ka ardhur policia rrugore dhe disa kalimtarë të rastit, teksa në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca. Nuk dihet ende identiteti i tij dhe gjendja shëndetësore, teksa po punohet për kapjen e autorit.