Aksident në Vlorë/ Makina përplas këmbësorin pranë bibliotekës së qytetit, transportohet në gjendje të rëndë në spital

204
Sigal

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë bibliotekës së qytetit të Vlorës.

Një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Raportohet se i plagosuri është në gjendje kritike për jetën, ndërsa policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit dhe është duke vijuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.