Aksident në Vlorë, kamioni përplaset me autoveturën

Mesditën e sotme një tjetër aksident ndodhi në Vlorë.

Raportohet se në rrethrrotullimin e Transballkanikes në Vlorë, një kamion është përplasur me një autoveturë.

Sigal

Për fat të mirë nuk ka të lënduar, por pasagjerja e makinës ka ngelur e bllokuar brenda në makinë nga kamioni i cili e ka përplasur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku po heton shkaqet e aksidentit.