Aksident në Unazën e Re të Tiranës, motori godet nga pas kamionin, plagoset 23-vjeçari

60
Sigal

Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë, në Unazën e Re.

Një motor ka goditur nga pas mjetin kamion, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit të parë, 23-vjeçari L. Dh.

Tiranë/Informacion paraprak

Në Unazë të Re, pranë Liqenit të thatë, mjeti motorr me drejtues shtetasin L. Dh., 23 vjeç ka goditur nga pas mjetin kamion me drejtues M. Ll. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi L. Dh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.